Çfarë është trafikimi i qenieve njerëzore?
Human trafficking is a form of modern slavery. Është krimi me anë të cilit një person shfrytëzon një person tjetër për të fituar para. Trafikantët e qenieve njerëzore përfitojnë nga situata vulnerabël e viktimave të tyre për të marrë kontrollin mbi ta.
Shpesh ata përdorin dhunë fizike ose psikologjike dhe kufizojnë lirinë e viktimës. Por ata gjithashtu mund të bllokojnë viktimat e tyre në një situatë të varësisë ekonomike (për strehimin, ushqimin, dokumentet) dhe/ose thjesht abuzimin e një pozicioni vulnerabël. Trafikantët mund të operojnë brenda një rrjeti kriminal por gjithashtu mund të veprojnë vetëm.
Trafikimi i qenieve njerëzore mund t'i prekë të gjithë: të rriturit dhe fëmijët; mashkullin, femrën dhe transgjinoret; nga të gjitha kombësitë (belge, BE dhe jo-BE). Edhe ju mund të jeni ose të bëheni viktimë!
Çfarë ndodh kur na kontaktoni?
Ne do t’ju ju dëgjojmë.
Së bashku ne do të analizojmë situatën tuaj dhe kërkesën tuaj. Nëse mendojmë se mund të jeni viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, do t'ju ftojmë në një qendër të kujdesit lokal, me qëllim që të dimë më shumë për situatën tuaj.
Nëse vlerësojmë se situata juaj nuk është pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore, ne do të bëjmë çmos për të gjetur një organizatë më të përshtatshme për t'ju ndihmuar.
Do flasim me ju.
Gjatë takimit në zyrën tonë ne do të flasim më tej me ju, dhe nëse bëhet e qartë se ju jeni një viktimë e supozuar e trafikimit të qenieve njerëzore, do t'ju shpjegojmë çdo gjë në lidhje me të drejtat tuaja, rreth mbështetjes së mundshme dhe rreth procedurës së mbrojtjes së viktimave.
Ne do t'ju ofrojmë mbështetje
Ju pastaj do të keni zgjedhjen për të bërë atë që dëshironi: ju mund të pranoni ofertën tonë për të hyrë në procedurën e mbrojtjes, por ju gjithashtu mund të zgjidhni të mos e bëni ketë. Në këtë rast, ne nuk do të jemi në gjendje t'ju mbështesim, por ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për të gjetur një organizatë tjetër që mund t'ju japë atë lloj mbështetje që po kërkoni.
A është trafikim i qenieve njerëzore?
Nëse nuk jeni të sigurt se është një situatë e trafikimit të qenieve njerëzore, këto pyetje do t'ju ndihmojnë ta zbuloni:
- A jeni i detyruar të bëni gjëra që nuk doni ti bëni?
- Po punoni me orë të gjata për pak ose pa para?
- A jeni të detyruar të punoni edhe kur jeni të sëmurë apo të plagosur?
- Dikush ju kërcënon ju, familjen apo të afërmit tuaj?
- Dikush ju kontrollon dhe monitoron lëvizjet tuaja?
- Dikush ju ka marrë pasaportën dhe dokumentet e identitetit?
- A ndiheni të bllokuar në këtë situatë, dhe mendoni se nuk ka alternativë tjetër?
Nëse u përgjigjet PO, 2 a më shumë prej këtyre pyetjeve, mund të jeni viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. Mos ngurroni të plotësoni formularin ose të na kontaktoni. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për t'ju ndihmuar të gjeni një zgjidhje.
GJENI NDIHMË AFËR JUSH
Kush jemi ne?
Ka qendra të specializuara të kujdesit </587 për mbështetje ndaj viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në Belgjikë: PAG-ASA, PAYOKE, SÜRYA. Së bashku, ne punojmë për të ndihmuar viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore që trafikohen dhe shfrytëzohen në Belgjikë. Ne ofrojmë këshilla, informacion dhe mbështetje për t'u rimëkëmbur nga shfrytëzimi dhe për të rifituar kontrollin mbi jetën tuaj, të lirë nga trafikimi i qenieve njerëzore.
Ne e bëjmë këtë në kuadrin ligjor të procedurës belge të mbrojtjes për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Shërbimet tona janë falas dhe konfidenciale. Nëse dëshironi të flisni për situatën tuaj në një mënyrë anonime, është e mundur gjithashtu : nuk eshte e nevojshme të jepni emrin tuaj.