Skip to main content

Çfarë është trafikimi i qenieve njerëzore?

Human trafficking is a form of modern slavery. Është krimi me anë të cilit një person shfrytëzon një person tjetër për të fituar para. Trafikantët e qenieve njerëzore përfitojnë nga situata vulnerabël e viktimave të tyre për të marrë kontrollin mbi ta.
 Shpesh ata përdorin dhunë fizike ose psikologjike dhe kufizojnë lirinë e viktimës.  Por ata gjithashtu mund të bllokojnë viktimat e tyre në një situatë të varësisë ekonomike (për strehimin, ushqimin, dokumentet) dhe/ose thjesht abuzimin e një pozicioni vulnerabël. Trafikantët mund të operojnë brenda një rrjeti kriminal por gjithashtu mund të veprojnë vetëm.

Trafikimi i qenieve njerëzore mund t'i prekë të gjithë: të rriturit dhe fëmijët; mashkullin, femrën dhe transgjinoret; nga të gjitha kombësitë (belge, BE dhe jo-BE). Edhe ju mund të jeni ose të bëheni viktimë!

Header-image-masked.png

Trafikimi i qenieve njerëzve mund të marrë forma të ndryshme:

Shfrytëzimi seksual

Viktimat e shfrytëzimit seksual duhet të kryejnë shërbime seksuale për të fituar para për shfrytëzuesin. Shfrytëzuesi mund ta detyrojë, manipulojë ose ta bindë viktimën me premtimin e mallrave, të parave ose të një jete më të mirë.
Nuk po ndodh vetëm në prostitucion, por edhe në industrinë e pornografisë, në shërbimet e eskortave dhe në internet.

Shfrytëzimi i punës

Viktimat duhet të punojnë në kushte që janë në kundërshtim me dinjitetin njerëzor: orë shumë të gjata, në kushte të këqija për pak ose pa pagë. Ata janë shpesh të izoluar dhe / ose varen nga punëdhënësi i tyre për ushqim, strehim, qasje në kujdesin shëndetësor dhe / ose kontaktet sociale. Victims of labor exploitation are found working in almost all sectors, (restaurants, agriculture, construction, and many more).

Krimi i detyruar

Viktimat e krimit të detyruar janë të detyruara të kryejnë krime kundër vullnetit të tyre, për përfitimin e dikujt tjetër. Shfrytëzuesi përdor dhunën, mashtrimin, varësinë nga droga ose borxhet, për të marrë kontrollin mbi viktimat e tij dhe për t'i detyruar ata të kryejnë veprime të paligjshme. Kjo ndodh shpesh në bandat e të rinjve.

Shfrytëzimi i lypjes

Viktimat duhet të lypin për fitimin e shfrytëzuesit, i cili shpesh është një anëtar i familjes, një anëtar i klanit të tyre ose një rrjet. janë nën kontroll dhe presion të vazhdueshëm dhe  pësojnë dhunë dhe kërcënime nëse nuk mbledhin para të mjaftueshme.

Heqja e paligjshme e organeve

Viktimat shfrytëzohen për pjesë trupore. Shfrytëzuesit i mashtrojnë ata për 'shitjen' e organeve të tyre për shuma të vogla parash, me premtime të rreme dhe/ose dhunë dhe fitojnë shuma të mëdha kur i rishesin ato.

Çfarë ndodh kur na kontaktoni?

Ne do t’ju ju dëgjojmë.

Së bashku ne do të analizojmë situatën tuaj dhe kërkesën tuaj. Nëse mendojmë se mund të jeni viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, do t'ju ftojmë në një qendër të kujdesit lokal, me qëllim që të dimë më shumë për situatën tuaj.

 Nëse vlerësojmë se situata juaj nuk është pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore, ne do të bëjmë çmos për të gjetur një organizatë më të përshtatshme për t'ju ndihmuar.

Do flasim me ju.

Gjatë takimit në zyrën tonë ne do të flasim më tej me ju, dhe nëse bëhet e qartë se ju jeni një viktimë e supozuar e trafikimit të qenieve njerëzore,  do t'ju shpjegojmë çdo gjë në lidhje me të drejtat tuaja, rreth mbështetjes së mundshme dhe rreth procedurës së mbrojtjes së viktimave.

Ne do t'ju ofrojmë mbështetje

Ju pastaj do të keni zgjedhjen për të bërë atë që dëshironi: ju mund të pranoni ofertën tonë për të hyrë në procedurën e mbrojtjes, por ju gjithashtu mund të zgjidhni të mos e bëni ketë. Në këtë rast, ne nuk do të jemi në gjendje t'ju mbështesim, por ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për të gjetur një organizatë tjetër që mund t'ju japë atë lloj mbështetje që po kërkoni.

A është trafikim i qenieve njerëzore?

Nëse nuk jeni të sigurt se është një situatë e trafikimit të qenieve njerëzore, këto pyetje do t'ju ndihmojnë ta zbuloni:

  • A jeni i detyruar të bëni gjëra që nuk doni ti bëni?
  • Po punoni me orë të gjata për pak ose pa para?
  • A jeni të detyruar të punoni edhe kur jeni të sëmurë apo të plagosur?
  • Dikush ju kërcënon ju, familjen apo të afërmit tuaj?
  • Dikush ju kontrollon dhe monitoron lëvizjet tuaja?
  • Dikush ju ka marrë pasaportën dhe dokumentet e identitetit?
  • A ndiheni të bllokuar në këtë situatë, dhe mendoni se nuk ka alternativë tjetër?

 

Nëse u përgjigjet PO, 2 a më shumë prej këtyre pyetjeve, mund të jeni viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. Mos ngurroni të plotësoni formularin ose të na kontaktoni. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme për t'ju ndihmuar të gjeni një zgjidhje.

GJENI NDIHMË AFËR JUSH

Kush jemi ne?

Ka qendra të specializuara të kujdesit </587 për mbështetje ndaj viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në Belgjikë: PAG-ASA, PAYOKE, SÜRYA. Së bashku, ne punojmë për të ndihmuar viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore që trafikohen dhe shfrytëzohen në Belgjikë. Ne ofrojmë këshilla, informacion dhe mbështetje për t'u rimëkëmbur nga shfrytëzimi dhe për të rifituar kontrollin mbi jetën tuaj, të lirë nga trafikimi i qenieve njerëzore.

Ne e bëjmë këtë në kuadrin ligjor të procedurës belge të mbrojtjes për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Shërbimet tona janë falas dhe konfidenciale. Nëse dëshironi të flisni për situatën tuaj në një mënyrë anonime, është e mundur gjithashtu : nuk eshte e nevojshme të jepni emrin tuaj.

Mbështetja jonë për viktimat

  • Strehim

    Çdo qendër e kujdesit lokal ka një pikë për strehimin në rast urgjence. Ajo është e vendosur në një adresë diskrete për sigurinë e viktimave. Viktimat gjejnë një vend të sigurt këtu për të filluar procesin e shërimit të tyre. Pas një qëndrimi të shkurtër në strehim, mund të ndihmojmë në gjetjen e një apartamenti me qira.

  • Mbështetje sociale

    Ne ofrojmë mbështetje sociale për çdo viktimë duke u bazuar në nevojat e tyre, për t'i ndihmuar ata të rifitojnë besimin dhe të fillojnë të ndërtojnë një jetë të re. Në varësi të gjendjes së tyre, do të ndihmojmë për strehimin, kujdesin mjekësor, arsimimin, punësimin, mirëqenien sociale, kujdesin shëndetësor mendor dhe çdo fushë tjetër të jetës së personit.

  • Mbështetje ligjore

    Ne ofrojmë ndihmë ligjore për të mbështetur çdo viktimë në rrugën e tyre për të marrë drejtësi dhe në bashkëpunimin e tyre me sistemin juridik në Belgjikë.

  • Mbështetje administrative

    Ne mbështesim viktimat për të marrë të gjitha letrat dhe dokumentet e tyre me qëllim për të kaluar nëpër të gjitha hapat e nevojshëm administrativë për të qenë në rregull në Belgjikë.

Merr ndihmë. Falas dhe konfidenciale

Merr ndihmë. Falas dhe konfidenciale

Në rast rreziku të menjëhershëm, ju lutem telefononi policinë në numrin 101

Për të marrë ndihmë dhe këshilla plotësoni formularin tonë. Një këshilltar i aftë dhe me përvojë nga një qendër lokale kujdesi do t'ju kontaktojë ditën tjetër të punës. Nëse preferon të flisni me dikë, mund të na telefononi ose të na vizitoni gjatë orëve të zyrës. Ju lutem gjeni një qendër të kujdesit lokal pranë jush.

Mbështetja jonë është falas dhe konfidenciale, edhe nëse nuk keni dokumente banimi

Merr ndihmë. Falas dhe konfidenciale

Në rast rreziku të menjëhershëm, ju lutem telefononi policinë në numrin 101

Për të marrë ndihmë dhe këshilla plotësoni formularin tonë. Një këshilltar i aftë dhe me përvojë nga një qendër lokale kujdesi do t'ju kontaktojë ditën tjetër të punës. Nëse preferon të flisni me dikë, mund të na telefononi ose të na vizitoni gjatë orëve të zyrës. Ju lutem gjeni një qendër të kujdesit lokal pranë jush.

Mbështetja jonë është falas dhe konfidenciale, edhe nëse nuk keni dokumente banimi

- Me mbështetje nga Ekipi i Drejtësisë